Mullari i barit është djegur nga pakujdesia dhe ka rrezikuar banesat. Zjarri ka dalë nga kontrolli e ka rrezikuar seriozisht banesat.
Menjëherë është bërë shkëputja e energjisë elektrike dhe janë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë izoluar zjarrin në kohë rekord, duke shmangur përhapjen e tij drejt banesave.
Kjo lagje. e mbipopulluar me familje fermerë ka shumë rezerva bari për dimërimin e bagëtive.
Vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik, teksa një muaj më parë, një tjetër zjarr ra në Savër, e që dogji ushqimin e bagëtive, katër krerë lopë si dhe pjesërisht banesa.
Pavarësisht njoftimeve dhe rasteve aktive me vatra zjarri, fermerët vazhdojnë të jenë neglizhentë, duke rrezikuar banesat, jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë dimrit, kjo si shkak i vendosjes së rezervave të barit të thatë për dimër shumë pranë banesave./Syri.net