Kalendari Mjedisor

I vuri flakën barit në tokën e tij, nën hetim një banor në Fier

I vuri flakën barit në tokën e tij, nën hetim një banor në Fier

By admin

Një banor i fshatit Pojan në Fier me iniciale N.U. është proceduar nga policia pasi teksa ka qenë duke djegur disa barëra në tokën e tij, flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Për pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin N. U.

Pasi në fshatin Pojan, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur disa rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.