Mbetjet e ish-Metalurgjikut, vijon kontaminimi i nëntokës dhe ujërave

Mbetjet e të ashtuquajturit “Çlirimi i dytë i Shqipërisë”, Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, vijojnë edhe sot që janë rrënoja, të ndotin dhe kontaminojnë tokën dhe bimët.

By admin

Mbetjet e të ashtuquajturit “Çlirimi i dytë i Shqipërisë”, Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, vijojnë edhe sot që janë rrënoja, të ndotin dhe kontaminojnë tokën dhe bimët.

Mbyllja e disa prej reparteve të Metalurgjikut la pas edhe ndotjen e shkaktuara nga mbetjet e depozituara atje. Lënia pa asnjë trajtim e këtyre godinave të braktisura së bashku me mbetjet nga koha kur dikur punohej, ka bërë që jo vetëm zona përreth, por edhe ujërat e lumit Shkumbin të ndoten duke çuar elemente të dëmshme edhe në tokat që përdorin ujin e këtij lumi për vaditje.

Ish-uzina 12, me një sipërfaqe prej 11 hektarësh është më e ndotura në këtë zonë, ndërsa aty ndodhen sasi të mëdha mbetjesh të ferrokromit, e specifikuar si zonë e ndotur edhe nga ministria e mjedisit.

Specialistët shpjegojnë se pasojat e ndotjes që shkakton ky territori, janë shumë të rënda për shëndetin e qytetarëve. Të njëjtin shqetësim kanë edhe banorët e zonës.

Metalurgjiku i Elbasanit u ndërtua në vitin 1976. Uzinat më problematike sa i takon ndotjes kanë qenë ajo e koksit, furrnalta e shkrirjes dhe Uzina e çelikut. Pas viteve ’90 kur u ndërpre puna në ish-Metalurgjik, mbetjet e saj dhe prodhimet mbetën stok, duke e kthyer këtë zonë në një magazinë të madhe ndotëse.

Sikur të mos mjaftojë kontaminimi i tokës dhe ujërave, ndotja vijon edhe sot nga ajri, si pasojë e papërgjegjshmërisë së subjekteve që operojnë dhe inekzistencës së strukturave që duhet të kontrollojnë emetimin e gazrave.

Ndotja e ajrit dhe e tokës është një nga arsyet që zona ka filluar të shpopullohet./ A2 CNN