Zjarret djegin pyje dhe ullishte në Lushnje,

Vatra e zjarrit nisi nga fshati Gjyshaj në Ballagat, Lushnje.

By admin

Një vatër e re zjarri u aktivizua në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat në Lushnje.

Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një tokë djerrë duke përfshirë më pas pyllin.

Banorët u përpoqën si fillim me mjete rrethanore të ndalonin flakët, ndërsa zjarrfikëset e patën të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit.

Ndërkohë që edhe ditën e djeshme, nje zjarr i fuqishëm ra në fshatin Manasufaj ku një sipërfaqe me ullinj u shkrumbua, duke rrezikuar dhe disa banesa.

Një person u arrestua për zjarrvënie pasi flakët nisën kur ai dogji mbeturina në tokën e tij.