Nga një qershori i 2022, ndalohet përdorimi i qeseve plastike

Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e…

By admin

Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual. Kjo u bë e ditur në seancën plenare të Kuvendit, ku u theksua se do ketë gjoba dhe zero tolerancë ndaj atyre që do e kundërshtojnë vendimin.

Ndër të tjera u vendos anulimi për mbetjet e riciklueshme, pasi nxjerrja e mbeturinave nga kazanët ndot ajrin. Kompanitë kanë 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimit dhe nga 1 qershori i vitit të ardhshëm, vendi do të çlirohet nga qeset plastike.

Kryeministri Edi Rama premton se 1 qershori i vitit 2022 do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike.

“Do të kenë 9 muaj kohë që ti heqin nga prodhimi. Nuk do të ketë asnjë tolerim”.

Me synimin që Shqipëria e 2030 të jetë kampione e turizmit në Ballkan Perëndimor, kryeministri Rama i drejtohet me ton të ashpër pushtetit lokal që kryefjalë të kenë ‘mjedisin e pastër’.

“Nuk do të keni asnjë grant nëse nuk garantoni pastërtinë. Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa leje”.

Teksa flet për arritjet në bujqësi si një nga eksportuesit më të mëdhenj të perimeve, Rama deklaron se objektivi i qeverisë është që vlera e eksporteve bujqësore të shkojë në 1 miliardë dollar brenda 4 viteve.

“Më shumë mbështetje për fermerët e inovacion. Prioritet siguria ushqimore”.

Qeveria gjatë mandatit të tretë duket se do të kthejë sytë edhe nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, që n fushën e bujqësisë të përfshihen punonjës të arsimuar me standarde ndërkombëtare.