Kalendari Mjedisor

Erozioni gërryen Durrësin/ Deti po përpin edhe rrugët në zonën bregdetare

Vija bregdetare e Durrësit vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut.

By admin

Vija bregdetare e Durrësit vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut.

Në veri të qytetit brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë është zhdukur. Edhe bunkerët, pjesë e fortifikimit shtetëror në bregdet gjatë diktaturës, çdo vit e më shumë i largohen bregut.

Erozioni detar mbetet një nga format më agresive të erozionit dhe me pasoja për ekonominë dhe mjedisin. Këtu në Porto Romano pasojat e tij janë të dukshme përgjatë vijës bregdetare të zonës dhe në infrastrukturën rrugore. Veprimtaria gërryese e tij kanë lënë gjurmë në të gjithë rrugën e Bishtit të Pallës ku është investuar herë pas here në dallgëthyesen.

Krahas faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit ka ndihmuar edhe veprimtaria e njeriut, duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë brigjeve të Adriatikut, ndërkohë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano pritet të sjellë të tjera zhvillime./ Top Channel