Kalendari Mjedisor

Katastrofa ekologjike në Zharrëz; Banorët i japin AlbPetrolit projektin e tyre për pastrim

Stina e verës shton rrezikun për banorët që jetojnë pak metra larg puseve të naftës. Në Zharrëz këto pellgje me mbetje hidrokarbure janë edhe vatra zjarri. “Edhe kur shitet nafta bruto është një skandal i vërtetë. Derdhen në përrua, kemi ngritur disa herë zërin, por s’kemi parë reagim. I kemi paraqitur një projekt Albpetrolit, të paktën për pastrimin pranë zonave të banuara”, shprehet një banor i zonës.

By admin

Stina e verës shton rrezikun për banorët që jetojnë pak metra larg puseve të naftës. Në Zharrëz këto pellgje me mbetje hidrokarbure janë edhe vatra zjarri.

“Edhe kur shitet nafta bruto është një skandal i vërtetë. Derdhen në përrua, kemi ngritur disa herë zërin, por s’kemi parë reagim. I kemi paraqitur një projekt Albpetrolit, të paktën për pastrimin pranë zonave të banuara”, shprehet një banor i zonës.

Flakët nuk janë i vetmi rrezik që u kanoset banorëve. Ata thonë se kanë gjithnjë frikë për fëmijët sepse duke luajtur mund të bien në pellgje.

Pamje trishtuese si këto të sjellin ndërmend zonat e braktisura nga njerëzit për shkak të katastrofave të mëdha mjedisore. Por këtu njerëzit jetojnë ende me shpresën se dicka mund të ndryshojë.

Për ata është e vetmja rrugë. Sepse nuk mund të përballojnë financiarisht një zgjidhje tjetër. Ndaj shumë prej tyre kanë pranuar jetën mes naftës e cila i sëmur çdo ditë.