Në bregdetin e Shëngjinit është konstatuar një erë e rëndë e naftës gjatë ditës së sotme. Nafta shtrihet deri në gjatësinë prej 1 kilometrash. Nuk dihen ende autorët që kanë derdhur këtë sasi nafte në bregdet. Aroma e rëndë ka shqetësuar banorët të cilët janë ankuar për ndotjen e lartë të detit.
Ndodh në Shëngjin, shpëtohen nga mbytja disa persona, pushuesit kapen njëri pas tjetrit dhe i nxjerrin nga uji
Ata shprehen se ndotja është e madhe gjë që ndikon dhe te jeta e gjallë në det. Një banor thotë se askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime.
“Ndotja është konstatuar sot, pamë q ka prezencë të naftës, dallohet edhe nga aroma. Ndotja është e madhe, i bën dëm edhe jetës së gjallë në det. Krijohet edhe impakt negativ për ata turistë të paktë që janë në këtë periudhë. Është një aromë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar ndotjen, por mund te ketë qenë anije që bëjnë shkarkimin këtu, derdhin mbetjet. Deri më tani askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime“, shprehet një banor.