Inertet po ndotin Erzenin/ Masakër mjedisore në fshatrat e Tiranës

Ky është një krim mjedisor. Kamionët po derdhin inertet jo vetëm buzë akseve rrugore por…

By admin

Ky është një krim mjedisor. Kamionët po derdhin inertet jo vetëm buzë akseve rrugore por po I fshehin ato edhe pranë zonave rurale.

‘Shumë problem është. Se ndotja e mjedisit është ndotja e të gjithëve. Shiko I kanë hedhur pranë lumit. Uji I lumit përdoret edhe për vaditje.’

Hedhja e inerteve vend e pa vend, shumë pranë me kryeqytetin në fshatin mënik të Tiranës rrezikon veç shëndetit të banorëve edhe ndikon në ushqimet që mbërrijnë në tavolinat tona pasi siç e shikoni pas meje gjelat e detit janë duke konsumuar inerte.

‘Po do ushqehen pulat. Ku ti çojnë. Po të vijnë ti pastrojnë urgjent. Unë jam rritur buzë Erzenit. Pinim ujë aq i pastër. Tani e kanë shkatërruar. Erzeni i shkretë. Gjynah si është ndotur. Vijnë i hedhin natën…’

Lumi Erzen është kthyer në landfillin e inerteve dhe derdhja e tyre ndodh pa shqetësim edhe gjatë ditës, ku dëshmitar ka qenë edhe peshkatari 65 vjeçar Eduardi.

‘Shiko si e kanë nxirë ujin. Shqiptarët janë mbytur me mikrobe. I kam parë kur I kanë hedhur inertet nga larg. ‘

Masakra mjedisore vijon teksa ndëshkimet e policisë së shtetit dhe inspektoratit të mbrojtjes së territorit mungojnë.