Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët në Malin e Thatë në Korçë.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë mbrëmjen e së premtes, ndërsa ka vijuar dhe këtë të shtunë.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe pyjorja e bashkisë Maliq janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, ndërsa 10 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët.