Kiri, lumi i mbetjeve/ Bregu i lumit përdoret për plehrat dhe inertet e Shkodrës

Kiri, lumi i mbetjeve/ Bregu i lumit përdoret për plehrat dhe inertet e Shkodrës

By admin

Në këto 30 vite për shkak të papërgjegjshmërisë së bashkisë së Shkodrës, drejtuesve të mjedisit por edhe firmave të ndryshme dhe qytetarëve, i është shtuar një tjetër vendgrumbullim masiv i mbetjeve urbane.

Bëhet fjalë për shtratin e lumit Kir, i cili ndonëse duhet të ishte shembulli i pastërtisë, sot është i gjithi i mbuluar me mbeturina dhe inerte.

Përpos depozitimit masiv të mbetjeve urbane, një tjetër skandal është tolerimi i djegies se tyre si një mënyrë për asgjësimin e mbetjeve. I gjithë tymi përfundon në shtëpitë ë banoreve të Bardhajve dhe Shkodrës.