Ministrja e Bujqësisë inspekton Vlorën: 1 mijë hektarë tokë bujqësore e përmbytur!

Prej orëve të para në zonë janë angazhuar mbi 75 efektivë të FA dhe mjete,…

By admin

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se po punohet për të evakuuar banorët në zonat e përmbytjeve. Me anë të një njoftimi në Facebook, bëhet me dije se në Vlorë rreth 1 mijë hektarë tokë bujqësore janë përmbytur. Ndërkohë që kanë shtuar se probleme ka për shkak të daljeve të lumenjve në fshatin Mesapik të Selenicës si dhe në fshatin Verrik të Beratit.

Situata e krijuar nga reshjet në territorin e vendit: Intensiteti I reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit. Shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras. Prej orëve të para në zonë janë angazhuar mbi 75 efektivë të FA dhe mjete, të cilat po u vijnë në ndihmë strukturave të emergjencave civile në Vlorë e Fier.

Vijon puna në terren për të pastruar nga uji disa rrugë në bashkinë Gjirokastër, Dropull e Këlcyrë. Punonjësit e Autoritetit Rrugor po vijojnë punën prej dy ditësh për të garantuar qarkullimin e lirë. Me prioritet po ndiqet situata e krijuar si pasojë e prurjeve të lumit Shushica që nxori jashtë funksionit urën e fshatit Mesaplik në bashkinë Selenicës, por edhe në fshatin Kallarat në bashkinë Himarë. Probleme ka sjellë edhe dalja e lumit Osum në fshatin Verrik në Berat, ndaj në bashkinë Dimal e Kuçovë janë evakuuar disa familje. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në zonat, ku ka probleme të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim nëse do të jetë e nevojshme. Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës po ndiqet nga strukturat edhe situata në rrugën Bogë Qafë-Thorë dhe Peshkopi- Lurë. Të gjitha strukturat e pushtetit vendor ndodhen në terren për të garantuar vijimin e furnizimit normal me ujë, energji të qytetareve në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për çdo nevojë.