Moti i përkeqësuar me erë dhe dallgë që shkojnë deri në 8 ballë në det të hapur, ka bërë dhe ditën e sotme mos të niset nga Italia trageti i linjës Brindisi-Vlorë.
Sipas kapitanerisë së portit Vlorë,prej disa ditësh deti ka qenë me dallgë kjo ka sjell dhe pezullimin e lëvizjes detare për të gjitha mjetet lundruese.
Sipas parashikimeve gjithë dita sot do të jetë me erë kryesisht jug-perëndim me shpejtësi deri 15 m/s, dhe pritet përmirësimi i motit vetëm gjatë orëve të natës.