Vlerësimi i shërbimeve të ekosistemit në Rajonin e Liqenit të Ohrit

Qendra për Menaxhimin Agromjedisor e Ekonomik e mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund ka ndërmarrë…

By admin

Qendra për Menaxhimin Agromjedisor e Ekonomik e mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund ka ndërmarrë projektin: “Ecological and economical assessment of ecosystem services in Lake Ohrid catchment”.  Projekti  i AEEM Center për  vlerësimin e shërbimeve të ekosistemit në Rajonin e Liqenit të Ohrit është mbështetur në përdorimin e metodave bashkohore si; metoda e çmimit të tregut, metoda e produktivitetit,  metoda e kostos së udhëtimit, metoda e kostos së shmangur, metoda e kostos së zëvendësimit, metoda e vlerësimit kontingjent. 

Të mirat dhe shërbimet në Liqenin e Ohrit dhe zonat përreth tij përfshijnë peshkimin, dru zjarri/ drurë, ujë të pijshëm dhe produkte bujqësore, ndërsa shërbimet përfshijnë mbrojtjen nga përmbytjet, filtrimin e ujit të pijshëm, moti lokal dhe stabilitetin e klimës, bukurinë natyrore dhe rekreacion.

Objektivat tona gjatë vlerësimit ekonomik të ekosistemit të rajonit te Liqenit të Ohrit kanë qenë; njohja e rajonit të Liqenit të Ohrit dhe për të treguar lidhjet midis ekosistemeve të tij dhe ekonomisë rajonale; identifikimi dhe përshkrimi i mallrave dhe shërbimeve të ekosistemit të prodhuar në rajonin e Liqenit të Ohrit; përcaktimi i vlerës ekonomike të mallrave dhe shërbimeve të ekosistemit të prodhuar në rajonin e liqenit të Ohrit; dhe diskutimi se si mund të përdoret vlera e shërbimeve të ekosistemit për të përmirësuar menaxhimin e burimeve natyrore në zonën përreth dhe më gjerë dhe për të promovuar avancimin ekonomik, rimëkëmbjen e liqenit dhe reduktimin e ligatinave, me rekomandime specifike për vendimmarrësit lokale e qendrorë. 

Ekosistemet dhe Shërbimet kryesore të ekosistemit të ofruara nga secili prej ekosistemeve të rajonit të liqenit të Ohrit janë identifikuar: 

Pyjet të cilët ofrojnë shërbime të tilla si; Konsolidimin e shpateve, mbrojtje nga erozioni, rregullimin e ujit, rregullimi i mikro-klimës (ajri i freskët, sekuestrimi i karbonit), produktet  e drurit dhe jo-drusore, kafshët e egra, (gjitarët, zogjtë, zvarranikët), vlerat estetike, vlerat kulturore dhe shpirtërore);

Liqeni i cili ofron shërbimet; Rregullimi i mikro-klimës, ujin e pijshëm, ujin e banjës, habitati i peshkut dhe zogjve, vlerat estetike, vlerat kulturore dhe shpirtërore.

Ligatinat të cilat kontribuojnë në rregullimin e mikro-klimës, ujin e pijshëm, filtrimi i ushqyesve dhe ndotësve, habitati i peshkut dhe zogjve, vlerat estetike, vlerat kulturore dhe shpirtërore.

Kullotat  të cilat ofrojnë  këto shërbime; lëndë ushqyese për kafshë shtëpiake dhe kafshë të egra, konsolidimi i tokës, habitati për speciet e interesit komercial (p.sh. çaji malit), vlerat estetike dhe vlerat kulturore tradicionale. 

Vendbanimet urbane të cilat ofrojnë; vlerat estetike, vlerat kulturore tradicionale.

Vlerat aktuale vjetore ekonomike të mallrave dhe shërbimeve të ekosistemit në Liqenin e Ohrit janë llogaritur për mallrat dhe shërbimet kryesore si: peshkimi, rëra, prodhimet drusore, bimët medicinale, nxjerrja e mineraleve, turizmi etj. 

Vlera totale ekonomike vjetore e mallrave dhe shërbimeve të ekosistemit në rajonin e Liqenit të Ohrit, llogaritur bazuar në metodat e mësipërme, për shërbimet e përshkruara më sipër është afërsisht  në 6,801,420,42 euro. 

Përfitues nga këto shërbime janë; Popullsia lokale, vizitorë dhe turistët, popullsia e rajoneve rreth Liqenit të Ohrit.