Godinat e braktisura në Durrës, janë kthyer në vend-depozitime për mbetjet urbane

Godina të braktisura në Durrës janë kthyer në vend-depozitime për mbetjet urbane dhe shqetësim për banorët. Problematika është e pranishme prej vitesh, në qytetin turistik!

By admin

Godina të braktisura në Durrës janë kthyer në vend-depozitime për mbetjet urbane dhe shqetësim për banorët. Problematika është e pranishme prej vitesh, në qytetin turistik!

Kjo pamje në foto ndodhet në zemër të Durrësit.

Godina të amortizuara e gjysmë të rrënuara që nuk kanë asnjë funksion janë kthyer në vend-depozitime mbetjesh.

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën.

“Është shumë shqetësuese, jo pak”-thonë ata.

Edhe pse ndodhet pak metra larg bashkisë së Durrësit, thonë se askush nuk ka ndërhyrë këtu.

“Bashkia nuk i mbledh mbetjet çdo ditë”

Edhe bizneset gjithashtu, shprehen se mbetjet janë problem i madh për ta.

“Është situatë shumë e keqe. Unë kam biznes këtu dhe më vjen keq që plehrat këtu nuk pastrohen sepse ndihet shumë edhe era e keqe. “

Kjo situatë është e pranishme prej vitesh, por ndërsa kryebashkiakët e Durrësit ndryshohen, kjo situatë, ka mbetur thuajse e njejtë si “njollë turpi” mbi qytetin turistik të Durrësit./ Ora News