Ndotja e Elbasanit/ Përveç ajrit, dhe toka me pasoja nga industria e rëndë

Teksa për ndotjen e ajrit në zonën e ish-kombinatit metalurgjik është folur shume, ndotja e…

By admin

Teksa për ndotjen e ajrit në zonën e ish-kombinatit metalurgjik është folur shume, ndotja e tokës po merr çdo ditë jetë njerëzish.

Studimet tregojnë se ndotja e tokës me metale të rënda është disa fish më e lartë se norma e lejuar, kjo si pasoje e ndotjes aktuale, por edhe asaj të trashëguar nga sistemi i kaluar.

Ndërsa, nëse flasim për ndotjen e tokës në fshatin Balëz, ku ka funksionuar për shume vite fabrika e çimentos, rezultojmë vendi i dytë ne bote pas Meksikës. Pasojat në shëndet janë të parikuperueshme.

Ndotja e tokës por edhe e ujit të lumit Shkumbin prek rreth gjysmë milionë banorë, duke nisur nga prodhimet bujqësore, ato blegtorale apo prodhimet e lumit.

Zgjidhja e kësaj situate nuk është e pamundur. Por asnjëherë, asnjë institucion nuk ka pasur fokus të tij mbrojtjen e jetës së njerëzve./ Top Channel