Kalendari Mjedisor

Inagurohet parku i erës Selac Windpark, Kurti: Projekti më i madh i investuar në Kosovë

Në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës, është inauguruar parku i erës Selac Windpark. Mbi 170 milionë euro janë investuar për këtë projekt, ku fuqia e përgjithshme e instaluar është 105 megavat në orë.

By admin

Në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës, është inauguruar parku i erës Selac Windpark. Mbi 170 milionë euro janë investuar për këtë projekt, ku fuqia e përgjithshme e instaluar është 105 megavat në orë.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në mëngjesin e sotëm kanë marrë pjesë në inaugurimin e këtij parku. Ata kanë thënë se ky është projekti më i madh i investimit në historinë e Kosovës.

Në projektin e erës ne Bajgorë janë vendosur 27 turbina. Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se kjo do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së gjelbër dhe furnizimin e përgjithshëm me energji elektrike.

“Prodhimi i energjisë nga ky park do të përfshijë 10 përqind të kapaciteteve të instaluara. E dyta, është zvogëlimi i emisionit të dioksidit të karbonit të 2700 tonëve. E treta, që kjo do të kontribuojë në furnizimin e përgjithshëm të energjisë që ndihmon në plotësimin e nevojave tona. Posaçërisht pas krizës së stinës së dimrit. Qeveria është munduar të përballojë me nevojat e këtyre kërkesave të energjisë, duke i mbështetur ekonomitë familjare. Zgjidhja e vetme është energjia e ripërtritshme. Ky është projekti më i madhi që është investuar ndonjëherë në Kosovë”, tha ai.

Edhe shefja e diplomacisë se Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se me këtë investim, qytetarëve do t’u mundësohet të kenë ajër të pastër. Sipas saj, ky është hap i mirë për kalimin e Kosovës në energji të gjelbër.

“Është projekti më i madh në historinë e  Kosovës së pavarur. Shumë kompani nga Gjermania kanë punuar për të shndërruar këtë në realitet. Projekti përfshin edhe investime të shteteve që së fundmi e kanë njohur Kosovën dhe këtë që ka bërë së fundmi, Izraeli. Parku i erërave është dëshmia e zhvillimit të arriturës ekonomike. Ju përgëzoj për atë që është bërë deri më tani. Ne jemi të lumtur që kjo do të jetë shtatë vjet për ndërtimin e parkut të erës”, tha ajo.

“Ne kemi përmbyllur financimin për këtë park të erës, para dy viteve. Një punë e jashtëzakonshme është bërë nga kompania për 105 megavat dhe vetëm për dy vjet. Mesazhi kryesor qe do te mundohem ta jap nga ana e Bankër për Rindërtim dhe Zhvillim, ne e kemi strategjinë e re për të ndihmuar vendin për të kaluar në energji të ripërtritshme dhe të gjelbër. Ne kemi shumë parqe të erës dhe nje prej tyre është në Kosove. Mesazhi është që investitorët e huaj mund të vijnë këtu dhe të investojnë në mënyrë të besueshme dhe në mënyrë te duhur. Dhe mund të ndërtojnë shume shpejt dhe të përshpejtojmë tranzicionin për energji të gjelbër”, ka deklaruar ai.

Projektet për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë janë zhvilluar nga kompania kosovare-gjermane-izraelite SOWI Kosovo.

Përfaqësues i SOWI Kosova, Felix Cornelius tha se në këtë hapësirë janë vendosur 27 turbina për prodhimin e energjisë të parkut me erë.

“Ndërtimi i këtij parku të erës ka qenë kërkesë dhe detyrë shumë e madhe. Këtu 27 turbina që janë në kombinim me furnizim të rrymës dhe 30 megavat. Përveç kësaj në pjesën malore 40 kilometra në këtë 800 metra në lartësi mbidetare. Për këtë projekt ka qenë kompania Notos, kemi marrë mbështetje të jashtëzakonshme prej disa ndërmarrjeve ndërtimore të shumta nga Kosova. Në këtë rrugëtim kemi krijuat edhe miqësi. Realizimi i suksesshëm i këtij projekti ndihmon shumë në Kosovë. Përveç që ka edhe vazhdimësinë e mbështetjes në bashkëpunimin e më së paku tetë shteteve të ndryshme. Ky park i erës është hapur në një moment kryesor për problemin me energji. Ne po ballafaqohemi me sfida për ndryshimet klimatike me luftën e tmerrshme në Ukrainë”, tha ai.

Janë gjithsej tri projekte të ndara të emëruara ‘Selaci 1’; ‘Selaci 2’ dhe ‘Selaci 3’, secila me nga 35 megavat në orë fuqi të instaluar. Fuqia e përgjithshme e instaluar e projekteve është 105 megavat në orë.

Sipas përllogaritjeve, projektet do të prodhojnë rreth 320 gigavat orë energji elektrike në vit dhe kanë jetëgjatësi prej 25 vitesh./ ata.gov.al