Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta unazohen pelikanët e rinj

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u bë sot unazimi i disa prej pelikanëve të rinj. Unazimi i siguron shpendëve një habitat më të sigurt dhe vëzhgon shtegtimin e tyre. Unazimi i pelikanëve të rinj u bë duke parë dhe rezultatet pozitive të këtij procesi i cili i siguron gjithashtu këtyre shpendëve dhe një habitat të sigurt natyror.

By admin

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u bë sot unazimi i disa prej pelikanëve të rinj. Unazimi i siguron shpendëve një habitat më të sigurt dhe vëzhgon shtegtimin e tyre.

Unazimi i pelikanëve të rinj u bë duke parë dhe rezultatet pozitive të këtij procesi i cili i siguron gjithashtu këtyre shpendëve dhe një habitat të sigurt natyror.

Specialistët e mjedisit që merren me këtë proces, përveç unazimit shohin dhe mundësinë e vendosjes së GPS në ndonjë individ, për të studiuar më mirë lëvizjen e tyre.

Gjithashtu edhe moratoriumi i gjuetisë ka bërë që gjatë viteve të fundit pelikani kaçurrel të shtohet në këtë lagunë.

Laguna e Karavastas është toka ligatinore më e madhe në Shqipëri për zogjtë migratorë, duke siguruar për ta një habitat të përshtatshëm për t’u ushqyer, kaluar dimrin, shumuar dhe ngritjen e foleve. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në Shqipëri ku mund të rritet pelikani kaçurrel.

Ishujt natyrorë brenda lagunës janë elementi më i rëndësishëm i kësaj zone për ruajtjen e zogjve. Për të shmangur shqetësimet në vende të tjera, pelikanët tani i ngrenë foletë e tyre vetëm në këta ishuj.