Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i zjarreve në fshatin e Tropojës

Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj të Tropojës.

By admin

Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj të Tropojës.

“Më datë 24.03.2022, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur sipër “Lagjes së Gelajve”, në fshatin Koçanaj, shtetasi S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja). Vijon puna për kapjen e tij.  Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale ‘Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’”, sipas policisë.

Kujtojmë se vendi ynë është përfshirë nga vatra të shumta zjarri, të cilat dyshohet të jenë të qëllimshme nga vetë banorët, të cilët duan të hapin sipërfaqe të reja toke./Top Channel