Kalendari Mjedisor

I vuri flakën pyllit për të hapur kullota, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 60-vjeçarin D. S., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave. Raportohet se ai ka ndezur zjarr në lagjen “Ullishte” në fshatin Maknor, ndërsa si pasojë e erës zjarri ka djegur një sipërfaqe toke në pyllin e Maknorit.

By admin

Raportohet se ai ka ndezur zjarr në lagjen “Ullishte” në fshatin Maknor, ndërsa si pasojë e erës zjarri ka djegur një sipërfaqe toke në pyllin e Maknorit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./Balkanweb