Edhe 6 aplikime për centrale diellore – Kërkesa nga investitorët është e lartë, por në 2 vite nuk është dhënë asnjë miratim nga MIE

Gjashtë aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e…

By admin

Gjashtë aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të vegjël fotovoltaikë, duke treguar interesin që investitorët kanë për energjinë diellore. Referuar aplikimeve, fuqia e instaluar për secilin nga projektet është 2 MW, ndërkohë që sa i takon venddodhjes 3 prej tyre janë në qarkun e Fierit dhe 3 të tjerë në Qarkun e Vlorës.

Këto aplikime, vijnë pas atyre të disa ditëve më parë, që gjithsesi parashikonin ndërtimin e centraleve të mëdhenj për prodhimin e energjisë nga dielli. Një prej shprehjeve të interesit parashikonte ndërtimin e një centrali me fuqi të instaluar prej 100 MW, ndërsa tjetri një impiant fotovoltaik me kapacitet 49.855 MW. Gjatë viteve të fundit, numri i aplikimeve për impainte të vegjël nga sektori privat për centrale të prodhimit të energjisë nga dielli ka qenë i lartë, por ky numër nuk është reflektuar në finalizime procedurash nga ana e Ministrisë së Infarstruktrës dhe Energjisë, që ka autoritetin për miratimin e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2021 ky dikaster ka pranuar 17 aplikime për projektet e impianteve të vegjël të prodhimit të energjisë nga dielli, por ndërkohë asnjë prej tyre nuk ka marrë miratimin perfundimtar. E njëjta situatë paraqitet edhe për vitin 2020, ku shprehja e interesit nuk është materializuar me miratime, që do i hapin rrugë ndërtimit të impianteve.  Po ashtu, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli për vitin që kaloi nuk ka pati ndryshim në raport me një viti më parë, duke mbetur në 11, teksa kapaciteti total i instaluar është 23 MW, teksa prodhimi i tyre përbëri vetëm 0.45% të totalit të eenrgjisë të prodhuar në vend./SCAN