Tymi mbulon lagjen në Vlorë, mbeturinat digjen që në mëngjes

Djegja e mbeturinave urbane në Vlorë këtë mëngjes ka bërë që një pjesë e lagjes Kushtrimi në periferi të qytetit mbulohet nga shtëllungat e tymit.

By admin

Djegja e mbeturinave urbane në Vlorë këtë mëngjes ka bërë që një pjesë e lagjes Kushtrimi në periferi të qytetit të mbulohet nga shtëllungat e tymit.

Bashkia e Vlorës ka njoftuar zjarrfikësit si dhe punonjësit e shërbimeve publike për të bërë të mundur shuarjen e këtij zjarri.

“Sot ka nisur zjarri, nga ora 1 e natës. Punëtorët e kanë vënë zjarrin, ata që mbledhin mbeturinat. Shih ca është bërë, këtu nuk guxon të vësh gjë jashtë. Këta punëtorët ia kanë venë zjarrin, gjejnë tela bakri, shiko cfarë është bërë”, është shprehur një banor për median.

Edhe para disa muajsh ka ndodhur e njëjta ngjarje, e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin e banorëve prreth zonës./ Top Channel