Bulqizë – U kap duke prerë lëndë drusore dhe më pas i vuri zjarrin një sipërfaqe me bimësi, vihet në pranga 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë,  në shtratin e lumit Drini i Zi , kanë konstatuar shtetasin M. H, duke prerë  dhe ngarkuar në automjetin e tij lëndë drusore. Ky shtetas pranë vendit ku po priste lëndën drusore  i ka vënë zjarrin një sipërfaqe me bimësi dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarë.

By admin

Deklarata e Policisë së Shtetit:

Bulqizë

U kap duke prerë lëndë drusore dhe më pas i vuri zjarrin një sipërfaqe me bimësi, vihet në pranga 54-vjeçari.

Në vijim dhe zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë,  në shtratin e lumit Drini i Zi , kanë konstatuar shtetasin M. H, duke prerë  dhe ngarkuar në automjetin e tij lëndë drusore. Ky shtetas pranë vendit ku po priste lëndën drusore  i ka vënë zjarrin një sipërfaqe me bimësi dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 54 vjeç, banues në Maqellarë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin e plotë dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.