Pas shirave që kanë rënë ditët e fundit, lumi Ishëm është mbuluar nga shishet dhe mbetjet plastike. Lumi i transporton drejt detit ku me pas depozitohen në brigjet e plazheve dhe bregdetit tonë, por edhe më tej duke përfunduar në Mal të Zi, Kroaci etj.
Këto pamje është rezultat i mungesës së ndërgjegjësimit të njerëzve.
Prej dekadash tashme ky lumë është i ndotur e në të nuk jeton më asnjë gjallesë pasi ndotja nuk është vetëm e tipit inert, pra nuk kemi të bëjmë vetëm në ndotje nga mbeturinat, por edhe nga fabrikat e ndryshme te cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën nga Tirana e deri në Rinas kryesisht janë fabrikat e përpunimit të lëkurëve ato që derdhin në këtë lumë kimikate e acide të cilat kanë shfarosur çdo gjallesë.
Ne grykëderdhjen e lumit Ishëm janë me qindra tonelata mbeturina të llojeve të ndryshme të depozituara ndër vite.
Dhe pse here pas here është folur për vendosjen e një sistemi filtrimi të këtij lumi dhe rehabilitimin e tij asgjë konkrete nuk është bërë situata vijon e njëjtë dhe sa herë ka shira panorama përgjatë brigjeve te këtij lumi sidomos ne gryk derdhje është e turpshme./ Shqiptarja.com