Gripi i shpendëve kërcënon popullsinë e pelikanit në Liqenin e Shkodrës

Gripi i shpendëve rrezikon të zhdukë popullsinë e pelikanit të Liqenit të Shkodrës, paralajmëruan të…

By admin

Gripi i shpendëve rrezikon të zhdukë popullsinë e pelikanit të Liqenit të Shkodrës, paralajmëruan të hënën aktivistët mjedisorë në Mal të Zi, duke u bërë thirrje autoriteteve të shpëtojnë speciet e mbrojtura.

Bojan Zekovic i Qendrës për Studimin dhe Mbrojtjen e Zogjve, CRZP, tha se 15 pelikanë në liqen kishin ngordhur që kur rasti i parë i gripit të shpendëve u regjistrua në Mal të Zi më 6 prill.

Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, është shtëpia e 280 llojeve shpendësh, shumë prej të cilëve klasifikohen si të rrezikuar ose të kërcënuar. Pelikani dalmat, i cili është kthyer në simbol të Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, është i rrezikuar nga gjuetia dhe infeksioni.

“Humbja e pelikanit për vendin tonë do të ishte e pamatshme dhe mbijetesa e tyre është e paçmuar”, tha Zekovic. “Ne presim që të gjitha institucionet përkatëse ta marrin seriozisht këtë çështje, në mënyrë që zgjerimi të ulet në nivelin më të ulët të mundshëm.”

“Deri më tani, autoritetet kanë qenë të fokusuara në mbrojtjen e shpendëve. Por duhet mbrojtur edhe pelikani, si një nga simbolet e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës.”

Shteti e ka “detyrim” të veprojë

Pas shpërthimit në Shqipëri dhe Greqi, Ministria e Bujqësisë e Malit të Zi tha më 6 prill se rasti i parë i gripit të shpendëve ishte regjistruar në liqenin e Shkodrës dhe urdhëroi fermat në të gjithë vendin të mbyllnin të gjithë shpendët.

Gripi i shpendëve është një lloj gripi që përhapet me shpejtësi midis shpendëve dhe në raste të rralla mund të kalojë nga zogjtë te njerëzit pas kontaktit të ngushtë e të zgjatur.

Në mars, Shqipëria tha se zona rreth qytetit port të Durrësit ishte bërë epiqendra e një shpërthimi të gripit të shpendëve H5N8 që kishte vrarë rreth 340,000 pula. Kjo erdhi pas një njoftimi në Greqi se gripi kishte prekur Pelikanin Kombëtar të Prespës në veriperëndim, me vdekshmëri midis pelikanëve në rreth 60 për qind.

Në Liqenin e Shkodrës ka rreth 300 pelikanë dalmatë. Numri i tyre po rritet sipas një programi të zbatuar që nga viti 2013 nga autoritetet shtetërore, ambientalistët lokalë dhe një numër grupesh gjermane dhe franceze.

Zekovic tha se gripi i shpendëve kishte potencialin të zhdukte popullatën e vogël të zogjve të mbrojtur të liqenit.

“Habitatet tona ujore dhe ligatinore të rrezikuara mbrohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha ai. “Pra, një reagim serioz dhe gatishmëria për të reaguar shpejt është në fakt një detyrim.”