Kumbaro: Moratoriumi i gjuetisë, shton faunën e egër në Shebenik-Jabllanicë

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë ka bërë të mundur vitet e fundit mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve në parkun kombëtar të Shebenik-Jabllanicës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje të filmuara nga kamerat kurth të kafshëve të egra në këtë park.

By admin

“Kolazh i pamjeve që vijnë prej kamerave kurth në Parkun Kombëtar Shebenik, ku kafshët jetojnë në paqe brenda habitateve dhe numri i tyre është shtuar vitet e fundit falë moratoriumit të gjuetisë”, tha Kumbaro.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, me një sipërfaqe prej 34 mijë ha, lartësi prej 300 – 2264 m mbi nivelin e detit, ka një ekosistem natyror shumë të pasur me bimësi, kafshë e shpendë të egër dhe ku gjendet rreth 32% e florës së gjithë Shqipërisë.

Nga kafshët e egra vrojtohen ariu i murrmë, rrëqebulli, ujku, kaprolli, derri i egër, lepuri etj./ ata.gov.al