Derdhja e ujërave të zeza dhe mbeturinave ka ndotur një sipërfaqe të madhe të bregdetit të Vlorës duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Banorët e intervistuar nga SYRI TV janë të shqetësuar pasi era e rëndë kundërmon në zonë dhe apelojnë që të merren menjëherë masa pasi sezoni turistik po afron.
Bregdeti i Vlorës është ndotur nga derdhjet e ujërave të zeza dhe mbeturinave duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Era e rëndë e cila ka kundërmuar të gjithë zonën ka shqetësuar banorët e zonës të cilët bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga instancat përkatëse.
Ata shprehen të shqetësuar pasi po afron sezoni turistik dhe është mëkat që një zonë kaq e frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj të lihet pas dore nga pushtetarët.
Vlora është një nga bregdetet më të preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj dhe lajmi i ndotjes ka shkaktuar impakt negativ tek turistët dhe bizneset e zonës./ Syri Tv