Ndotja plastike ndikon drejtpërdrejt mbi biodiversitetin

Një breshkë e llojit kareta-kareta është gjendur e ngordhur në plazhin e Vjetër të bregdetit të Vlorës.

By admin

Këto ditë mediat kanë njoftuar se një breshkë e llojit Caretta caretta është gjendur e ngordhur në plazhin e Vjetër të bregdetit të Vlorës. Kjo breshkë mendohet të jetë rreth 50-vjeçare si moshë. Një nga specialistët e zonave të mbrojtura  së bashku me një specialist kroat, kanë marrë mostra dhe sipas ekzaminimit të kryer në vend dyshohet se breshka ka ngordhur për shkak të konsumimit të plastikës.

Problemi i ndotjes plastike është bërë i pranishëm përgjatë të gjithë bregdetit tonë dhe vecanërisht në zona të cilat janë të kufizuara sukundërse janë lagunat. Sasi të larta ndotjesh platiske janë gjetur edhe në aparatin tretës të peshqve dhe gjallesave të tjerë këtyre ujrave sic janë gaforet.

Kjo nuk është hera e parë që kaafshë të tilla të mëdha dalin të ngordhura në bregdetin tonë. Peshkatarët referojnë raste të ngjashme edhe për shpendët që ushqehen në laguna. Një projekt shkencor ka filluar së fundi në Universitetin e Tiranës, Departamentin e Biologjisë me financim të AKKSHI, që synon të shohë sshkallën e ndotjes së këtyre ujrave nga plastika. Studimet shkencore referojnë se ndotja plastike ne ujrat detare është rritur në një shkallë mjaft të lartë me disa dhjetra fish. Aktiviteeti njerëzor dhe trajtimi jo i duhur i mbetjeve rritin sasinë e platikës në këto habitate natyrore. Duke ditur se shkatërrimi i plastikës është një proces shumë i ngadalshëm që zgjat në disa qindra vite, parashikohet se habitate të tilla të rëndësisë së vecntë ë vendin do të jenë nën presionin e vazhdueshën të ndotjes, vecanërisht asaj plastike. Kërkuesit sshkencorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës bëjnë thirrje jo vetëm për ruajtjen e këtyre habitateve nga shkaatërrimi, por edhe mbrojtjen e tyre nga ndotja kimike apo me mbetje të ngurta që e kanë origjinën nga brendësia e territorit.