Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, arrestohen 2 persona

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, vihen në pranga dy…

By admin

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, vihen në pranga dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë,  arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:

-Prek Jubani,  64 vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur.

-Sali Selimaj , 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”./ Shekulli