Gërryenin shtratin e lumit Mat, arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit dhe procedohen penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.

Gërryenin shtratin e lumit Mat, në mënyrë të paligjshme, arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit, procedohen penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.  

By admin

Kurbin

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. 

Gërryenin shtratin e lumit Mat, në mënyrë të paligjshme, arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit, procedohen penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet. 

Bllokohen ekskavatori që shërbente për të gërryer shtratin e lumit dhe 2 kamionët. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar dhe në informacionet të siguruara në rrugë operative për disa persona që gërryenin shtratin e lumit Mat, duke marrë zhavorr dhe inerte në mënyrë të paligjshme, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit.

Gjatë kontrollit, u kap dhe u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasi A. L., 42 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin, me precedent të mëparshëm penal për të njëjtat vepra penale, pasi u konstatua duke kryer gërmime me eskavator, për të marrë materiale inerte në shtratin e lumit e Mat, në Fushë Milot, pa leje nga organeve kompetente.  

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Gj., 52 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, banues në Malbardhë, drejtues të mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, pa dokumentacionin përkatës. 

Ekskavatori dhe mjetet kamion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë vitit 2022, janë evidentuar 6 raste të krimit mjedisor (gërryerje e shtratit të lumit në mënyrë të paligjshme), për të cilat janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë. 

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për evidentimin dhe penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje dhe kullota.