Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, ka bërë të mundur mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve në parkun e Shebenik-Jabllanicës.
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, me një sipërfaqe prej 34 mijë ha, lartësi prej 300 – 2264 m mbi nivelin e detit, ka një ekosistem natyror shumë të pasur me bimësi, kafshë e shpendë të egër dhe ku gjendet rreth 32% e florës së gjithë Shqipërisë.
Nga kafshët e egra vrojtohen ariu i murrmë, ujku, kaprolli, derri i egër, lepuri etj.
Parku i Shebenikut tashmë po kthehet në një atraksion turistik duke u frekuentuar gjithnjë e më shumë nga një numër i lartë vizitorësh.
Fototografitë më poshtë tregojnë pamje të mrekullueshme nga kamerat kurth të parkut.