Riciklimi i qeseve disa përdorimshe, trashësia e tyre lehtëson grumbullimin

Qeset plastike me karakter shumë përdorimshe kanë nisur të grumbullohen nga ricikluesit. Trashësia e qeseve e bën më të lehtë grumbullimin e më tej riciklimin e tyre, ndryshe nga sa ndodh me qeset e holla, që tashmë ndalohen me ligj.

By admin

“Çfarë hedh konsumatori e marrim ne si riciklues dhe kjo pastaj kthehet në tuba ose në diçka tjetër, po në Shqipëri për momentin bëhen tuba. Qesen e hollën nuk shkon njeri ta mbledhë, tani grumbulluesit nuk kanë problem ta marrin dhe kanë interes se ka më shumë peshë”, u shpreh Elvis Sula, riciklues i plastikës.

Riciklimi i qeseve pritet të sjellë ndikime pozitiv në mjedis. Megjithatë një muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon qeset e holla që nuk riciklohen, ato janë ende në përdorim.

Për ricikluesit shqetësim është mos ndarja në burim e mbetjeve.

“Unë si riciklues nuk kam pse merrem me 2 mijë grumbulles po duhet të ketë disa pika në Shqipëri që e bëjnë këtë gjë, po duke qenë se kjo nuk ndodh nëpër bashki, jemi të detyruar të nxjerrim njerëz”, tha më tej Sula.

Mbetjet e plastikës zënë rreth 9% të totalit të mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti human dhe ekonomik./ Euronews Albania