Një zjarr ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pylli me bimësi në malin e Torrovicës, në Lezhë.
Mësohet se flakët kanë filluar të përhapen me shpejtësi me ndihmën e erës dhe rrezikojnë të djegin dy banesa, në afërsi të fshatit Bend.
Aktualisht në vendngjarje kanë shkruar dy zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë nën kontroll flakët, ndonëse ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer./ CNA