Përfshihet nga flakët sipërfaqja me shkurre dhe pisha në Krastë të Krujës

Një sipërfaqe e konsiderueshme pishash dhe shkurresh është përfshirë nga flakët në Krastë të Krujës.

By admin

Një sipërfaqe e konsiderueshme pishash dhe shkurresh është përfshirë nga flakët në Krastë të Krujës.

Zjarrfikësit po përballen me një situatë të rënduar në masivin e pishave të Krastës, ndërsa zjarri përparon me shpejtësi. Fillimisht zjarret kanë rënë në zonën pyjore afër fabrikës së vjetër të çimentos në Fushë-Krujë. Shumë hektarë janë përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit lokalë vijojnë të punojnë në terren për të vënë nën kontroll situatën.

Mëngjesin e sotëm, zjarrfikësit vendosën nën kontroll tri vatra zjarri, po vatra të reja, rreth 6 7 vatra, janë ndezur në pjesë të tjera të masivit pyjor të pishave. Sipas zjarrfikësve, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe është njoftuar policia për situatën e krijuar dhe për të hetuar e vënë para përgjegjësisë penale zjarrvënësit.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë, lufta me flakët është e vështirë, ndërsa nevoja për forca shtesë është e pranishme. Nuk ka ende një bilanc zyrtar të dëmeve në kurorën e gjelbër të Krastës, po paraprakisht deklarohet për mbi 10 hektarë pyll pishe të shkrumbuar./ Top Channel