Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën edhe sipërfaqet me pemë frutore dhe ullinj

Lushnjë/Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën edhe sipërfaqet me pemë frutore…

By admin

Lushnjë/Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën edhe sipërfaqet me pemë frutore dhe ullinj, procedohen penalisht 3 shtetas. 

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, B. D., 31 vjeç, banues në fshatin Shegë, Lushnjë dhe Sh. M., 55 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Këta shtetas kanë ndezur zjarre për djegien e barërave në tokat e tyre, përkatësisht në fshatin Fieri i Ri, në fshatin Shegë dhe në lagjen “Savër”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe sipërfaqe toke me dru frutorë dhe ullinj.     

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.