VLORË– Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Çikës, digjen 5 hektarë shkurre. Zjarri vijon prej dy ditësh dhe po përparon në drejtim të Llogarasë. Terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve për fikjen e vatrave. Autoritetet po marrin masa për mbajtjen nën kontroll të flakëve, por terreni është i vështirë. Deri më tani, flakët mbeten larg Llogarasë, por rreziku shtohet me çdo sekondë.