Kalendari Mjedisor

Shqipëria për herë të parë pjesë e një studimi të thellësive oqeanike.

Biologu detar, Sajmir Beqiraj ka treguar për A2CNN, rreth ekspeditës dhe studimit që zhvillohet për herë të parë në zonën e Mikronezisë, në brezin tropikal të Oqeanit Paqësor.

By admin

Biologu detar, Sajmir Beqiraj ka treguar për A2CNN, rreth ekspeditës dhe studimit që zhvillohet për herë të parë në zonën e Mikronezisë, në brezin tropikal të Oqeanit Paqësor.

Qëllimi i kësaj ekspedite është studimi i fundeve oqeanike në pikat më të thella të oqeanit botëror. Studimi perfshin fushat e biologjise, gjeologjise dhe gjeofizikes, dhe si pika studimi janë pika më e thellë e oqeanit botëror, në thellësinë maksimale në Gropën Mariana (Challenger Deep) ne thellesi gati 11000 m.

Si dhe analiza ne dy pika te tjera, edhe keto nga 10 vendet me te thella te oqeanit, 1. Yap-ne thellesine mbi 8500 m, dhe Palao ne thellesi 5000m.

Studimet ketu, te karakterit gjeologjik dhe gjeofizik kane per qellim skanimin e plote te fundit detar, pra nderkohe qe anija eshte ne levizje skanon cdo gje ne fundin deatr dhe ne kete menyre perftohet edhe Profili Patimetrik i oqeanit dhe forma/ pamja e relievit nenujor.

Ndersa ne aspektin bilogjik studimi ka te beje me marien e kampioneve te faunes se fundit te deteve/faunes bentike, si dhe marja e kampioneve te ujit ku analizohet prania e mikroorganizmave dhe karakteristikat fiziko-kimike te ujit.

Gjithashtu, pajisja qe zhytet ne fund te oqeanit, se bashku me kapsulen dhe studiuesit, mer ne menyre te vazhdueshme edhe pamje filmike. Keshtu qe, pervec kamiponeve, ne analizojme dhe pamjet filmike.

Vlerat e ketij studimi kane rendesi globale, shprehet prof.Beqiraj, sepse sic dihet nje pjese e mire e thellesive maksimale oqeanike, jane shume pak te studiuara, disa dhe fare pak te studiuara, keshtu qe te dhenat qe ne presim nga kjo ekspedite mund te sjellin edhe te reja per shkencen, duke qene se eshte nje studim qe behet per here te pare ne keto zona dhe ne keto thellesi.

Ekpertet që janë pjesë e studimit vijnë nga Universitet e SHBA-se dhe Australisë:

Më konkretisht pjesa e gjeologjise dhe gjeofizikes mbulohet nga ekspertë të Universitetit te Oregon dhe Neë Hampshire në Amerikë, pjesa biologjike mbulohet nga Univeristeti i Australisë Perëndimore në Berth, Universiteti i Haëait dhe une nga Univeristeti i Tiranës.

E gjithe ekspedita ne vetvete mund te quhet nje risi, sepse te shkohet ne fundin detar dhe te meren kampione te drejtperdrejta, apo qe nje person te arrij ne ato thellesi brenda nje kapsule eshte dicka shume e vecante per shkak te teknikave te nevojshme qe duhen. Por ajo cfarë ndodh për herë të parë është zbritja e njeriut me anë të kapsulës, në pikat Yap dhe Palau. Është hera e parë që dikush studion këto zona dhe hera e parë që merren kampione të drejtpërdrejta. Ndërsa në gropën Mariane, ka pasur studime me hëret por kanë qenë shumë të rralla.

Ajo cfarë ne bëjmë në këndvështrimin biologjik është analiza e invertebrorëve të fundeve ujore, sepse ajo pak botë e gjallë në fundet detare, dominohet nga fauna invertebrore, disa lloje mund të jenë të njohura, disa edhe te panjohura për shkencën duke qenë se janë zona që studiohen për herë të parë.

Nje studim 2 javor!

Ky studim ka një vlerë të rëndësishme për Shqipërinë pasi zgjeron dhe intesnfsikon përfshirjen e Shqiperisë në rrjetet ndërkombëtare te studimeve detare dhe në këtë rast në nivele mjaft të avancuara, mjaft të avancuara në botë për sa i përket teknikave të studimit