Kalendari Mjedisor

Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier, flakët përhapen me shpejtësi në sipërfaqe të mbjellë me ullinj e pisha.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinjtë dhe pisha.

By admin

Gazetari Ervis Kuçi raporton pwr BalkanWeb se në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të fierit dhe mjetet zjarrfikëse. Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë. Terreni i thyer dhe distanca e largët me rrugën kryesore e bën edhe më të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve. Zia hyka, shefi i sektorit te ndërhyrjeve operacionale është shprehur se gatishmëria është maksimale.

Një ditë më parë zjarri dogji me dhjetëra rrënjë ullinj e pisha, në një sipër po në këtë zonë, ndërkohë që mes vështirësive flakët u vendosën në kontroll.  Paraprakisht dyshohet që pakujdesia mund të ketë qenë shkak i rënies së flakëve./ Balkanweb