Lançohet projekti i nënkalimit te “Shqiponja”, ekologjik dhe harmonik

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar projektin e ri të nënkalimit të nyjes rrugore të hyrjes në Tiranë, tek Unaza e Re. Ndryshe nga versioni i parë, tashmë sipas bashkisë zgjidhja e re është teknike, miqësore me mjedisin dhe harmonike me zhvillimin urban të hyrjes së kryeqytetit.

By admin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar projektin e ri të nënkalimit të nyjes rrugore të hyrjes në Tiranë, tek Unaza e Re.

Ndryshe nga versioni i parë, tashmë sipas bashkisë zgjidhja e re është teknike, miqësore me mjedisin dhe harmonike me zhvillimin urban të hyrjes së kryeqytetit.

Ky projekt është realizuar përmes një bashkëpunimi intensiv mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

“Jemi në prag të prokurimit të këtij koncesioni dhe në prag të fushatës dhe vëmendje do të marrë urbanizimi. Tirana ka nevojë të lëvizë dhe të qarkullojë, por nuk do i shmangim dot makinat. Do të zgjidhim këtë nyje të rëndësishme. Një minorancë e zhurmshme që do të pengojë shumicën e qytetit”  tha Veliaj.