Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
• Fshatin Bërzane, bashkia Lezhë.
• Fshatin Bogovë, bashkia Skrapar.
• Fshatin Drenovicë, bashkia Dimal.
• Fshatin Culaj, nj, bashkia Malësi e Madhe.
• Fshatin Oblikë dhe Tek Stacioni i trenit, bashkia Shkodër.
• Fshatin Kishe-Arrë,fshati Karmë, fshatin Bushat dhe fshatin Kosmaqe, bashkia Vau-Dejës.
• Në lagjen Mehaj, bashkia Koplik.
• Në veri të rezervuarit Këlcyrë, bashkia Këlcyrë.
• Fshatin Mekat dhe fshatin Lezhan, bashkia Vlorë.
• Në Malin e Gravës, bashkia Finiq.
• Fshatin Mustafa Kocaj, bashkia Tiranë.
Aktualisht janë 6 vatra aktive ku po punohet nga terreni nga forcat operacionale me mbështetjen edhe të Forcave të Armatosura:
1. Në fshatin Velçan, në pyllin me dru “Mare”, bashkia Berat.
2. Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
3. Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë.
4. Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.
5. Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në tërren.
6. Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre.
Por, përsërisim thirrjen drejtuar qytetarëve të jenë të kujdesshëm me çdo veprim që shkakton ndezjen e zjarreve, veçanërisht në zonat me risk më të lartë.
Bashkëpunimi me pushtetin vendor, raportimi në kohë i vatrave të zjarrit ndihmon në ruajtjen e pasurisë sonë të përbashkët.
Kujtojmë se çdo zjarrvënie e qëllimshme dënohet sipas ligjit./ Top Channel