3 vatra zjarri janë aktualisht aktive në vend.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se vatrat aktive janë në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin dhe fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit është bërë i mundur izolimi i 16 vatrave të tjera zjarri.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 436 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 29 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë pranë shërbimit zjarrfikës çdo vatër zjarri / Euronews