Kalendari Mjedisor

Termat e Reference për Konsulent “Kontributi përmbajtësor për përgatitje produktesh informative me bosht tematik zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, në kontekstin e perspektivës gjinore dhe grupeve të cënueshme”.

Termat e Reference për Konsulent “Kontributi përmbajtësor për përgatitje produktesh informative me bosht tematik zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, në kontekstin e perspektivës gjinore dhe grupeve të cënueshme”


By admin

Titulli i Projekti: Integrimi Gjinor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore

Agjencia kontraktuese: UN Women Albania

Financues: Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar 

Zbatues: Qendra Burimore e Mjedisit, REC Shqipëri

Objekti i Punës: Kontraktimi i shërbimeve të konsulencës për llogari të REC Shqipëri, lidhur me realizimin dhe zhvillimin e një gamë produktesh (fletëpalosje, postime në media sociale, një kolanë produktesh promocionale të personalizuara, scriptet e video-inserts, web space për produketet vizuale të projektit). Natyra e produkteve do të jetë kryesisht grafike, për zhvillimin e të cilave do të përdoren teknikat online të dizenjimit.  Boshti tematik i tyre dhe mesazhi që duhet të përcjellin do të jetë: Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, në kontekstin e perspektivës gjinore dhe grupeve të tjera, të cënueshme. 

I. Sfondi i Projektit

Projekti synon: (i) të forcojë aftësinë përballuese të komuniteteve duke zvogëluar cënueshmërinë e grupeve të marxhinalizuara (ku përfshihen gratë, pakicat, fëmijët, të rinjtë, të pamundurit dhe të moshuarit), që preken drejtpërsëdrejti ose janë më të rrezikuarit ndaj pasojave që shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Po ashtu (ii) të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë për integrimin e dimensionit gjinor dhe atij scocial; të garantojë pjesëmarrjen dhe lidershipin e grave në kornizën e reagimit ndaj krizave të së sotmes dhe të ardhmes, si në kontekstin e përpjekjeve që bëhen në nvelin vendor edhe atë qendror. Projekti synon gjithashtu të garantojë adresimin nga autoritetet dhe shoqëria të nevojave dhe kapaciteteve gjinore në nivel komuniteti.

 Detyrat e konsulentit:

1. Konceptojë dhe zhvillojë, bazuar në instrumentet dhe programin e dizajnit, materiale (fletëpalosje) që promovojnë rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit dhe të njohurive në lidhje me cënueshmërinë e grupeve të komunitetit në njësitë e pushtetit vendor (bashkitë e përfshira) të projektit me fokus tek përmbytjet;

2. Të përgatisë një material përmbledhës mbi natyrën e risqeve vendore, që të ndihmojë në përmbajtjen e materialeve ndërgjegjësuese duke zbatuar metodologjinë ‘tailor made’, pra të bazuar në natyrën e risqeve që janë relavente për secilin nga rajonet e përfshira

3. Të ndihmojë në hartimin dhe konceptimin e tre fletëve informative, lidhur me fatkeqësitë natyrore të viteve të fundit, me fokus ndikimin tek gratë dhe vajzat ne zonat e projektit. 

Kohëzgjatja e detyrës

Koha e përfshirjes: 15 ditë pune

Periudha e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale: Janar 2023