Termat e Reference për Konsulent “Kontributi përmbajtësor për përgatitje produktesh informative me bosht tematik zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, në kontekstin e perspektivës gjinore dhe grupeve të cënueshme”.
Titulli i Projekti: Integrimi Gjinor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore
Agjencia kontraktuese: UN Women Albania
Financues: Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar
Zbatues: Qendra Burimore e Mjedisit, REC Shqipëri
Objekti i Punës: Kontraktimi i shërbimeve të konsulencës për llogari të REC Shqipëri, lidhur me realizimin dhe zhvillimin e një gamë produktesh (fletëpalosje, postime në media sociale, një kolanë produktesh promocionale të personalizuara, scriptet e video-inserts, web space për produketet vizuale të projektit). Natyra e produkteve do të jetë kryesisht grafike, për zhvillimin e të cilave do të përdoren teknikat online të dizenjimit. Boshti tematik i tyre dhe mesazhi që duhet të përcjellin do të jetë: Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, në kontekstin e perspektivës gjinore dhe grupeve të tjera, të cënueshme.
I. Sfondi i Projektit
Projekti synon: (i) të forcojë aftësinë përballuese të komuniteteve duke zvogëluar cënueshmërinë e grupeve të marxhinalizuara (ku përfshihen gratë, pakicat, fëmijët, të rinjtë, të pamundurit dhe të moshuarit), që preken drejtpërsëdrejti ose janë më të rrezikuarit ndaj pasojave që shkaktojnë ndryshimet klimatike.
Po ashtu (ii) të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë për integrimin e dimensionit gjinor dhe atij scocial; të garantojë pjesëmarrjen dhe lidershipin e grave në kornizën e reagimit ndaj krizave të së sotmes dhe të ardhmes, si në kontekstin e përpjekjeve që bëhen në nvelin vendor edhe atë qendror. Projekti synon gjithashtu të garantojë adresimin nga autoritetet dhe shoqëria të nevojave dhe kapaciteteve gjinore në nivel komuniteti.
Detyrat e konsulentit:
1. Konceptojë dhe zhvillojë, bazuar në instrumentet dhe programin e dizajnit, materiale (fletëpalosje) që promovojnë rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit dhe të njohurive në lidhje me cënueshmërinë e grupeve të komunitetit në njësitë e pushtetit vendor (bashkitë e përfshira) të projektit me fokus tek përmbytjet;
2. Të përgatisë një material përmbledhës mbi natyrën e risqeve vendore, që të ndihmojë në përmbajtjen e materialeve ndërgjegjësuese duke zbatuar metodologjinë ‘tailor made’, pra të bazuar në natyrën e risqeve që janë relavente për secilin nga rajonet e përfshira
3. Të ndihmojë në hartimin dhe konceptimin e tre fletëve informative, lidhur me fatkeqësitë natyrore të viteve të fundit, me fokus ndikimin tek gratë dhe vajzat ne zonat e projektit.
Kohëzgjatja e detyrës
Koha e përfshirjes: 15 ditë pune
Periudha e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale: Janar 2023