Ndotja plastike pёrbёn njё problem gjithmonё e nё rritje, pёrfshirё dhe vendin tonё. Shqipёria konsiderohet njё nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar nё Mesdhe, rreth 73%. Ndërkaq, rreth 65% e mbetjeve në ujrat detare të vendit tonë janë materiale polimere artificiale dhe 58.5% vijnë nga burime përgjatë bregdetit, si rezultat i menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe aktivitetit turistik. Nga njё studim pioner tё realizuar nё vendin tonё, u konfirmua prania e mikroplastikёs nё sediment, ujë dhe traktin gastrointestinal të dy llojeve gaforresh në zonёn lagunore Kune-Vain. Plastika gjendet nё tokё, ajёr, ujё, nё trupat e gjallesave, si dhe nё ushqimin dhe ujin qё konsumojmё. Pasojat e ndotjes plastike prekin mjedisin dhe organizmat e gjallё duke ndikuar nё shёndetin e tyre, pёrfshirё dhe njeriun.
Sipas njё vrojtimi tё kryer pёr herё tё parё nё vendin tonё, nё gjashtё qytete nё Shqipёri, ku Tirana kishte numrin mё tё madh tё tё anketuarёve (606 individё), megjithёse 95 pёr qind ishin tё mendimit se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin, shumica dёrrmuese i pёrdornin qeset plastike gjatё pazarit dhe mё shumё se gjysma, nuk i ndanin mbetjet nё burim. Si ta shpjegojmё kёtё fakt?
Si fillim, rutinizimi i pёrdorimit tё qeseve plastike nё kushet kur aksesi ndaj tyre ёshtё i thjeshtё. Prej kёtej, normalizimi i pёrdorimit tё tyre, megjithёse bie ndesh me perceptimin se ato janё tё dёmshme pёr mjedisin dhe faktin se ky perceptim lipsej tё “drejtonte” sjelljen e pёrditshme, sëbashku me prakticitetin, ndikojnë në përdorimin në masë të qeseve plastike.
Mospёrputhja mes sjelljeve dhe perceptimeve të duhura se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin, qё i detyrohet katёr faktorёve tё sipёrpёrmendur, fare mirë mund tё shmanget, pёrmes zbatueshmёrisё tё ligjit pёr reduktimin e ndotjes plastike. Së paku, masat pёr uljen e ndotjes plastike duhet tё pёrqёndrohen nё heqjen e qeseve plastike nga qarkullimi.
Njё fakt tjetёr i vёrejtur me shqetёsim gjatё vrojtimit ishte pёrcaktimi si pёrgjegjёs pёr mbledhjen/grumbullimin e mbetjeve plastike, prej shumicёs dёrrmuese tё tё anketuarёve (rreth 70%), tё bashkisё sё qytetit ku jetonin dhe Ministrisё sё Turizimit dhe Mjedisit.
Si merret me mend, njё nga masat për uljen e ndotjes plastike do të ishte forcimi i besimit mes banorёve dhe institucioneve, qё ata i konsiderojnё pёrgjegjёs pёr mbledhjen/ grumbullimin e mbetjeve plastike.
Së fundi, krijimi i hapёsirave, ku banorёt tё kenё mundёsi tё ndajnё mbetjet nё burim dhe përfshirja e tyre aktive, duke pasur parasysh dëshirën e të anketuarëve për përfshirje (48%) mund ta lehtësojë sadopak, përdorimin e pamatë të qeseve plastike. Vendosja e theksit tek ndikimi i plastikës në shëndet, mjedis por edhe te perspektiva turistike të vendeve, mund të shërbejnë si gurë themeltarë të fushatave ndërgjegjësuse dhe me shpresë, të ndikojnë në sjellje dobiprurëse ndaj vetes, anëtarëve të tjerë të shoqërisë dhe vendit ku banojnë/ Dr. Ani Bajrami-Antropologe