Luftë qeseve plastike, ndalohen me ligj, por përdoren masivisht

Qeset plastike nuk lejohet të përdoren në Shqipëri prej një viti. Por, në terren ligji duket se nuk zbatohet, pasi shumë biznese dhe qytetarë vazhdojnë të shkëmbejnë mallra me qeset e ndaluara.

By admin

Qeset plastike nuk lejohet të përdoren në Shqipëri prej një viti. Por, në terren ligji duket se nuk zbatohet, pasi shumë biznese dhe qytetarë vazhdojnë të shkëmbejnë mallra me qeset e ndaluara.

Për këtë arsye, qeveria paralajmëron masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit e ligjit dhe jo më vetëm fushata sensibilizuese.

Ministrja e Turizimit, Mirela Kumbaro dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të luftuar përdorimin e tyre, duke shtuar kontrollet edhe me përfshirjen e policive bashkiake.

Kujtojmë se nga dhjetori deri në prill të këtij viti, Task Forca ka kryer 2500 inspektime dhe ka marrë 7 masa administrative.