Kalendari Mjedisor

Shqipëria: Kërcënimi nga zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë një bilanc mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në facebook, shefi i Mbrojtjes bën me dije se këtë të mërkurë janë aktive 5 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit.

By admin

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë një bilanc mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në facebook, shefi i Mbrojtjes bën me dije se këtë të mërkurë janë aktive 5 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit. Sipas Peleshit për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar. Ai shton se më problematike janë vatrat e zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull, të Fierit.

POSTIMI I PLOTË

5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.

Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës.