Analizë socio-ekonomike për mbrojtjen e ekosistemit të lumit Buna

Përfaqësues vendorë në Shkodër, zhvilluan një analizë socio-ekonomike për mbrojtjen e ekosistemit të lumit Buna.…

By admin

Përfaqësues vendorë në Shkodër, zhvilluan një analizë socio-ekonomike për mbrojtjen e ekosistemit të lumit Buna. Do të jenë vetë banorët e zonës që do të japin opinionet e tyre nëpërmjet pyetsorëve mbi praktikat e përdorimit të bujqësisë, përdorimin e tokës dhe menaxhimin e ujërave në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna-Velipojë. 

Pjesa cilësore e vlerësimit të kësaj analize në terren, do të ketë si qëllim perceptimin dhe përdorimin e detajuar të shërbimeve dhe të mirave materiale të ekosistemit nga aktoret lokal.

Analiza socio ekonomike do të realizohet mbi bazën e plotësimit të 200 pyetsorëve pranë komuniteteve që ushtrojnë aktivitetet e tyre jetësore dhe ekonomike pranë territorit të Peizazhit të Mbrojtur Lumi Buna Velipoja.

Ky projekt financohet nga fondacioni MAVA, IUCN në partneritet me Tour du Valat dhe Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër.