Shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm

Qytetarët shqiptarë paguajnë për ujë jo të pijshëm. Kjo ishte tema e paralajmëruar për tu zhvilluar por për të cilën askush nga të pranishmit nuk e trajtoi drejtprëdrejtë, pavarësisht së shprehen domosdoshmërinë që ky sektor ka nevojë për reformim. Projekti i BE ka si synim përdorimin e sigurt të ujit të pijshëm dhe rritjen e riciklimit të tij. Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, u shpreh se do të nisin aksione konkrete për ujin e pijshëm në të gjithë territorin.

By admin

Mesi: Është koha që të japim shembull konkret dhe me aksione konkrete të adresojmë një çështje të tillë kaq jetike. Toka, ajri dhe uji nuk janë një trashëgimi nga etërit tanë, në fakt na është dhënë me kredi që t’ia kalojmë fëmijëve tanë.

Bashkëfinancuese e këtij projekti me vlerën 6.3 mln euro është edhe qeveria gjermane.

Ambasadorja gjermane: “Bashkarisht po punojmë që Shqipëria të furnizohet me ujë të pijshëm. Gjermania, përveç ndihmës financiare në këtë projekt, do ta ndihmojë Shqipërinë edhe me eksperiencen e saj teknike.”

Projekti për reformimin e ujit të pijshëm pritet të arrijë përmirësojë përformancën e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve si dhe të forcojë pozicionin e Agjensisë së re Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.