Vijon të digjet prej 8 ditësh masivi pyjor në Pishë-Poro dhe Darezëzë. Situata sot paraqitet e përmirësuar, megjithatë ende dalin shtëllunga tymi.
Avionët “Canadair”, që në orën 07:30 të mëngjesit kanë rinisur operacionin nga ajri për shuarjen e flakëve. Krahas operimit nga ajri vijon puna për shuarjen e vatrave brenda zonës së djegur nga zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura.
Zjarri ka bërë dëme të mëdha, vlerësohet paraprakisht për 700 hektarë të djegura. Duhet të theksojmë se kjo zonë është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”.
Greqia solli që dje dy avionë, pas ndihmës së kërkuar nga Shqipëria në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.