Kalendari Mjedisor

Viti 2023 më i nxehti në histori: Shtatori me temperaturat më të larta

Sipas Copernicus (Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike), 2023-i mund të cilësohet si viti më i nxehtë në histori. 

By admin

Sipas Copernicus (Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike), 2023-i mund të cilësohet si viti më i nxehtë në histori. 

“Shtatori i këtij viti ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në shkallë botërore, pas një vere me rekord temperaturash të larta” është shprehur Samantha Burgess përfaqësuese e Copernicus. 

“Temperaturat në vitin 2023 janë 1.4 gradë Celsius më të larta se ato të epokës industriale”,  ka vazhduar më tej Burgess.

Kjo shifër është vetëm 0.1 gradë më e vogël sesa synimi i dakortësuar në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, që parasheh kufizimin e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Krahasuar me muajt shtator të viteve të shkuara, temperaturat e këtij shtatori, këtë vit, kanë qenë 0.5 gradë më të larta se në të kaluarën dhe pothuajse një gradë më të larta sesa shtatorët në periudhat 1991- 2020.

Akulli në Antarktik ka arritur nivelet historike më të ulëta gjatë shtatorit, duke mbuluar 9% më pak territor se në periudhën 1991-2020. Gjetjet janë bazuar në analiza që përfshijnë miliarda të dhëna të siguruara nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet meteorologjike në gjithë botën.